Ekonomi

Shqipëria e fundit për të ardhurat dhe konsumin për frymë nga vendet e Europës

Shqipëria renditet e fundit nga Eurostat për të ardhurat dhe konsumin për frymë gjatë vititi 2020, nën mesataren e BE-së.

PBB-ja për frymë në Shqipëri gjatë 2020-s vlerësohet nga Eurostat sa 31% e mesatares së BE-së. Njësoj si në vitin 2019.

Pas Shqipërisë, më të ulëta i ka të ardhurat Bosnjë Hercegovina, me 33% të mesatares së BE-së, nga 32% një vit më parë, duke zgjeruar diferencën me 2 pikë përqindje me vendin tonë.

Progresin më të lartë e shënoi Serbia, të ardhurat për frymë të së cilës ishin sa 43% e mesatare së BE-së nga 41 % që ishin në 2019.

Shqipëria u rëndit në vend të fundit edhe në matjen e konsumit për frymë (AIC) që mat mirëqenien në bazë të konsumit dhe shërbimeve të familjeve.

Për vendin tonë, ky matës ishte në nivelin e 40% të mesatares së BE-së, me një rritje vetëm me 1 pikë nga viti 2019.

Pas Shqipërisë më të ulët këtë tregues e ka Bonja, me 43% (rritje 2 pikë përqindje), Maqedonia e Veriut, me 44% (+2 pikë përqindje). Progresin më të madh e bëri Serbia, (nga 49% në 52%). Serbia është vendi që shënoi dhe ecurinë më të mirë ekonomike në rajon në vitin e pandemisë, me një rënie prej 1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë