Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është vendi që ofron më pak para për kërkim-zhvillimin shkencor, thotë Eurostat.
Nga shifrat e publikuara, Shqipëria ka shpenzuar vetëm 0.06% të PBB-së për këtë fushë, më pak se çdo vend i rajonit dhe Europës. Fqinjët serbë kanë shpenzuar 0.39% të PBB-së vjetore për kërkimin shkencor, ndërsa Turqia 0.29%. BE-ja ka alokuar buxhet sa 0.73% të ekonomisë vjetore të bllokut.
Sipas një përllogaritje tjetër, Shqipëria ka dhënë për kërkime shkencore 3.6 euro për frymë, shumë larg prej shifrës së dytë më të ulët që mban Rumania, me 21.2 euro/frymë. Shpenzimet më të larta në këtë drejtim i raporton Luksemburgu me 646 euro për frymë.
Nga 2013-a në 2023-shin, fondet për R&D (research&development) në vendet e BE-së u rritën nga 79.8 mld euro në 123.9 mld euro.
Alokimet e buxhetit për R&D, janë ndarjet që bëjnë qeveritë në drejtim të kërkimeve shkencore në fusha të ndryshme të arsimit, industrisë, shëndetësisë etj.
Matjet e Eurostat i referohen vitit 2023, por për Shqipërinë janë të disponueshme vetëm ato të 2022-shit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.