Shqipëria është bërë sot vend i dytë në Ballkan, pas Serbisë që nis vaksnimin e popullsisë kundër Covid-19. Ashtu si edhe në Beograd, edhe në Tiranë i pari që u vaksinua ishte kryeu i qeverië, në një vendim simbolik për tu treguar qytetarëve se vaksina është e sigurt.
Shqipëria nis vaksinimin më shumë se dy javë pas Serbisë e cila ishte vendi i parë që ka siguruar vaksinën anti-covid jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe ndër të parat në Europë.
Beogradi është duke marrë dërgesa nga Pfizer-BioNTech dhe vaksina Sputnik V e zhvilluar nga Rusia. Sidoqoftë, Serbia nuk ka doza të mjaftueshme për të filluar vaksinimet masive, pasi vetëm 25,000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe 2,400 të vaksinës ruse kanë mbërritur.
Programi i vaksinimit i Serbisë filloi në 24 dhjetor, tre ditë para BE, pasi Beogradi arriti të nëshkruante një kontrat më Pfizer që në verë. Dërgesa e parë ishte prej më pak se 5,000 doza, të cilat u shpërndanë fillimisht në azilet e të moshuarve.
Pak para mbërritjes së vaksinës në Beograd, Shqipëria nisi negociatat e drejëpërdrejtë me Pfzier duke siguruar 500,000 vaksina, ashtu si edhe Kosova. Por edhe pse dozat që mbërritën sot në Tiranë ishin të kompanisë farmaceutike Pfizer, ato iu dhuruan Shqipërisë nga një vend anëtar i BE-së në shenjë solidariteti, ndërsa ato të gjigantit amerikan pritet të mbërrijnë ditët në vazhdim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.