Lojëra me Dore

Shqipëria e basketbollit turpërohet në Slloveni, humbje me 72 pikë diferencë

Gazeta Si – Disfata e radhës për Shqipërinë e basketbollit për femra në kualifikueset e Euro 2023. Vajzat kuqezi janë mundur 124-52 nga Sllovenia në Lubjanë. Ishte humbja e 5-të radhazi për Kombëtaren, që ka zhgënjyer totalisht në këto eliminatore. Shifrat flasin qartë, humbje me 72 pikë diferencë.

Shqipëria ka edhe një ndeshje të fundit për të zhvilluar, atë me Turqinë në vendin tonë. Kombëtarja jonë bën pjesë në Grupin G, bashkë me Slloveninë, Poloninë dhe Turqinë.

Sllovenia feston fitoren e lehte ndaj Shqiperise. Gazeta Si, 9 shkurt 2023

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj nuk mundi t’i bënte ballë furisë së slloveneve. Perioda e parë u mbyll me rezultatin 30-19, të tjerat vazhduan me diferencë më të thellë pikësh në favor të ekipit vendës, 33-7 e dyta, 30-9 e treta dhe 31-17 e katërta.

Gjithçka për t’u harruar, madje duket e kotë që Kombëtarja jonë merr pjesë në aktivitet me këtë skuadër. Ndeshja e fundit luhet të dielën në “Dhimitraq Goga”, ku mysafire do të jetë Turqia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë