FIFA ka publikuar së fundi edhe renditjen e përgjithshme të ekipeve kombëtare. Shqipëria mban vendin e 66-të në këtë renditje, ashtu si edhe në muajin nëntor, kurse Kosova mban vendin e 111-të.
Kjo renditje përcaktohet me pikë, në bazë të ndeshjeve që luan çdo kombëtare dhe rezultateve që arrin. Kuqezinjtë, pas ndeshjeve kualifikuese të Botërorit të Katarit, kanë grumbulluar 1374.98 pikë. Ata qëndrojnë pas Sllovenisë dhe para Maqedonisë së Veriut.

Renditja e fundit e FIFA-s për këtë vit kalendarik kryesohet nga Belgjika, e ndjekur nga Brazili dhe Franca. Italia, edhe pse u shpall kampione e Europës, mban vendin e 6-të. Para saj janë Anglia, finaliste e Europianit, dhe Argjentina fituese e Kupës së Amerikës. Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 10 shkurt.
🇧🇪 Belgium end a fourth straight year on top 🥇
— FIFA.com (@FIFAcom) December 23, 2021
🇨🇦 Canada are 2021's 'Most Improved Side' 🥇
📈 Check out the year's other big winners in the final #FIFARanking of 2021 👇
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




