Ekonomi

Shqipëria e 34 në Europë për performancën ekonomike në botën digjitale për 2017

Shqipëria renditet e 132 në botë dhe e 34 në Europë për performancën ekonomike në botën digjitale për vitin 2017. Prej vitit 2015 Shqipëria është ngjitur me 20 vende.

Në vendin e parë është renditur Britania e madhe. Shqipëria ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit.

Hulumtimi bëhet nga Bloom Consulting një kompani konsulence e themeluar në vitin 2003 nga portugezi José Filipe Torres. Puna e kompanisë fokusohet kryesisht në pasqyrimin e Markimit Kombëtar (Nation Branding) dhe Vendeve në vetvete, duke përfshirë hulumtime për Turizmin, Investimet e Jashtme të Drejtpërdrejta dhe Diplomacinë Publike, në bashkëpunim të drejtpërdrejt me programin e konkurrencës së OECD-së dhe Forumin Ekonomik Botëror  në çështjet e Markimit Kombëtar.

Metodologjia e Indeksit të Vendit bazohet vetëm në vëllimin e kërkimit në secilën nga 5 Dimensionet. Performanca më e lartë e Shqipërisë rezulton të jetë në fushën e investimeve dhe turizmit.

Eksportet rezultojnë të kenë performancë shumë të dobët në botën digjitale.

12 muajt e fundit janë shenjuar nga disa ngjarje kryesore si; Zgjedhjet në SHBA, votimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Europian, sulmet terroriste në Francë dhe pjesë të tjera të botës, Olimpiadën e Rio-s, dhe shumë më tepër. Hulumtimi i Bloom Consulting tregoi se ajo që ndodh në botën reale reflektohet në botën digjitale, e cila është provuar përsëri në Indeksin e këtij viti.

Dinamika e Indeksit të Vendit Digjital 2017 u ndikua shumë nga ngjarjet politike dhe socio-ekonomike të vitit të kaluar.

Renditja përcakton pozitën e një vendi sipas performancës së saj ekonomike bazuar në historinë e mëparshme ekonomike. Renditja e parë u bë në verën e vitit 2011, duke shqyrtuar respektivisht 144 dhe 157 vende në fushën e tregtisë dhe turizmit. Renditja përdor dhjetra variabla për të pozicionuar vendet sipas fakteve dhe algoritmave matematikore. Metodologjia mat koherencën midis mesazheve të jashtme të një vendi dhe performancës aktuale ekonomike. Sa më në pozicion të lartë  një vend është në listë, aq më mirë  krahasohet me konkurrentët e tij, duke pretenduar të tërheq investime të huaja direkte ose turistë.

Media sociale është e përjashtuar nga analiza pasi që ky indeks mat "pasojat", jo "kauzën" e asaj që ka shkaktuar interes proaktiv kundrejt çdo vendi të dhënë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë