Shqipëria mund të ketë së shpejti një proces të ri rivlerësimi të pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti.
Nëse miratohet efektet e këtij i ligji shtrihen deri më 31 qershor 2025
“Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji deri në datën 31 qershor 2025 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut”, thuhet në projektligj.
Në draft propozohet që subjekt i këtij ligji të jetë edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të individëve që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, që kanë kontrata sipërmarrje dhe jetojnë në pallate ende të pa legalizuara.
“Kjo dispozitë synon të trajtojë raste të atyre individëve që janë në proces legalizimi të pasurive të paluajtshme apo edhe raste të individëve që kanë apartamente me kontratë porosie apo sipërmarrje, por për shkak të problemeve që ka shoqëria ndërtuese me mosrespektimin e lejes së ndërtimit, hipotekimi i pallatit nuk kryhet. Parashikimi bën të mundur që edhe ky individ të ketë të drejtë të rivlerësojë pasurinë e tij”, thuhet në relacion.
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3% u zbatua edhe në vitin 2020 që përkoi me periudhën e pandemisë.
Afati i zbatimit të tij u shty dy herë dhe përfundoi më 31 dhjetor 2021.
Ndryshe nga drafti i propozuar nga deputetja Gjylameti, në ligjin e mëparshëm u rivlerësimi i pasurive të paluajtshme u vendos me tatim 3% për individët por 5% për subjektet tregtare. Për këta të fundit, tani rivlerësimi do të jetë 3% i njejtë si për individët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.