Gazeta Si – Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në anën tjetër të kufirit ka një lajm të mirë, pasi energjia elektrike do të vijojë pa shkëputje.
Kosova nuk do të ketë nevojë për ndërprerjen e energjisë elektrike me qëllim kursimin e saj, pasi do të ndihmohet nga Shqipëria.
Një gjë të tillë e konfirmoi pasditen e të hënës Ministria e Ekonomisë në Kosovë, e cila bëri me dije se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.
E gjithë kjo u arrit falë bashkëpunimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH), ku është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.
Më herët u njoftua nga Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike se nga sot qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktimin e energjisë elektrike.
Sipas KEDS-it, reduktimet do të nisnin nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kishin gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.