Ekonomi

Shqipëria do të ketë rënie ekonomike për 2022-shin dhe 15 vitet në vazhdim

Qendra për Kërkimet e Ekonomisë dhe Biznesit, CEBR, parashikon një rritje vjetore të ngadaltë të ekonomisë me 3.9% nga 2022 në 2026. Më pas, do të ketë rënie në 3.5% deri në vitin 2036.

Për 15 vitet e ardhshme, sipas CEBR, Shqipëria do të përkeqësohet në renditjen e Tabelës Ekonomike në botë duke rënë nga vendi i 123-të në vendin e 125-të në vitin 2036.

Sipas kësaj qendre, Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare të larta me PBB për frymë 15.487 dollarë në vitin 2021. PBB-ja e Shqipërisë u tkurr me 3.3% në vitin 2020, por u rrit me 5.3% në vitin 2021, duke u ngjitur me 1.8% nivelit të 2019-s.

Popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2016, ishte e pandryshuar gjë që ka mbajtur pezull rritjen ekonomike të vendit.

Krahasuar me vendet që u dëmtuan më shumë nga Covid-19, Shqipëria menaxhoi të mbronte qytetarët nga efektet e rënda të pandemisë, me 109.7 vdekje për 100.000 banorë.

Gjithsesi, fushata e vaksinimit në Shqipëri nuk ka qenë aq e suksesshme sa në vendet e tjera europiane.

Në mesin e dhjetorit 2021, vetëm 38.7% kanë marrë së paku një dozë vaksine, ndërkohë 34.9% janë vaksinuar plotësisht.

Shqipëria pati performancë të mirë ekonomike gjatë 2021-shit edhe pse me një nivel të lartë të papunësisë. Forca e punës e papunësuar u rrit nga 0.3-12% në vitin 2021.

Borxhi publik është një shqetësim i madh për ekonominë e Shqipërisë, duke kërcënuar stanjacionin e rritjes së saj në terma afatmesme.

Në vitin 2021, borxhi i qeverisë u rrit në 81.5% të PBB-së së vendit, duke kaluar dhe shifrat e 2020-s. Kjo do të mbetet një sfidë për qeverinë teksa mundohet të balancojë dhe rikuperimin e vendit.

Ndonëse nuk është bërë asnjë dokument ligjor mbi të, Shqipëria është zotuar se do të jetë pjesë e nismës për reduktimin e karbonit me 11.5% nga nivelet e 2016-s deri në 2030-n.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë