Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka mohuar pretendimet e gazetarit dhe analistit politik izraelit të medias “Channel 12”, Amit Segal, se Shqipëria është në negociata me administratën Trump për të pritur më shumë se 100 mijë palestinezë për shkak të luftës.
Segal shkruan në rrjetet sociale se pasi Egjipti dhe Jordania refuzuan të presin refugjatët nga Gaza, por zyrtarët në administratën e re amerikane kanë nisur bisedimet me palën shqiptare dhe indoneziane.
Ndërkohë, që kryeministri Rama shprehet se askush nuk e ka kërkuar nga Shqipëria këtë gjë, dhe shton se Tirana zyrtare mund të ofrojë ndihmë si çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë.
Kreu i qeverisë shprehu edhe njëherë qëndrimin se populli palestinez duhet të ketë fatin të jetojë në shtetin e tij demokratik pa ndikimin e Hamasit.
I haven’t heard something so fake in quite some time—and there’s been a lot of fake news lately! It is absolutely not true.
— Edi Rama (@ediramaal) January 27, 2025
Full respect and solidarity for the people of Gaza, who have been dehumanized by the savage Hamas regime and have endured a hellish war following the… pic.twitter.com/tc5YgC3ds6
Ai nënvizon se Tiranës zyrtare nuk i është kërkuar kjo gjë nga askush dhe se vendi nuk mund të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë.
“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë. Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi. Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë. Por Shqipëria nuk është në vetë Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë”.
Në fund të postimit të tij, Rama thekson se, “ne dëshirojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet shansi të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin ose, para së gjithash, vetë palestinezët”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.