Taksa

Shqipëria dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për pensionet e emigrantëve

Nga Gazeta ‘SI’ – Polonia është vendi më i fundit që ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për njohjen e pensioneve për qytetarët që jetojnë dhe punojnë në secilin shtet.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi sot marrëveshjen me homologun e saj polak në Varshavë. Marrëveshja garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, duke siguruar të drejtën për pension pleqërie dhe mbrojtjen e të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve.

“Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke siguruar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve”, deklaroi ministrja Ibrahimaj pas nënshkrimit.

Shqipëria aktualisht ka 17 marrëveshje dypalëshe në zbatim, 5 marrëveshje të dakordësuara, dhe 3 të tjera në negociata ose përgatitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë