Nga dita e sotme, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kontroll të përbashkët kufitar. Kryeminisri Rama, nga pika e kufitare e Qafë-Thanës, u shpreh se kjo gjë unifokon doganat dhe lehtëson njerëzit që qarkullojnë në dy vendet.
Në pikën kufitare të Qafë Thanës ishte kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili në fjalën e tij tha se “përderisa në Evropë nuk ka kufij, nuk duhet të ketë as në Ballkan”.




“U lehtësojmë kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi.
Zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, kërkojnë një qasje komplekse.
Nga e thëna në të bërë është një det i tërë, ka pengesa nga e shkuara dhe paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes.
Liberalizimi i lëvizjes sjellë lehtësi e transparencë, si edhe më pak rrezik në trajtimin e subjekteve tregtare, sjell edhe më shumë rritje të përgjegjësisë për agjencitë ligjzbatuese në pikat kufitare.
Dua të shpresoj që të dy ministritë e Brendshme do kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku sezoni dhe më pas në sezonet e tjera verore për kalimin pa kontrollin me targa nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, për tu lehtësuar qarkullimi, por edhe ata që shkojnë në dy vendet për turizëm të mos ke kenë këtë pengesë që shkakton humbje kohe e mërzi. Është një hap i rëndësishëm, por në finale unifikon doganat”, tha Rama.
Ndërsa Kovaçevski deklaroi se sot ne jemi shembull si duhet të sillen dy vende fqinje.
“Me këtë lehtësohet puna e kompanive tona.
Në Ballkan nuk na duhen kufijtë, kufij nuk ka në Evropë dhe nuk ka pse të ketë në Ballkan. Nëse shikoni marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë në nivelin më të lartë.
Jemi bashkë këtu me Shqipërinë që të hapim one stop shop për shërbimet policore dhe doganore”, tha ndër të tjera kryeministri Maqedonas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




