Analize

Çfarë fitojnë dhe humbasin Kosova dhe Shqipëria nga përplasjet SHBA-BE

Ndërkohë që Bashkimi Europian ka qënë shumë i zënë me “hallet e brendshme”, anëtarët e administratës amerikane, përfshirë vetë presidentin Donald Trump, e kanë bërë të qartë se e shohin Ballkanin si një mundësi për të hapur një pjesë të re të botës për bizneset amerikane.

Por pasi SHBA e bëri të qartë se kërkon shansin të luajë një rol kryesor në Ballkanin Perëndimor, duke e përjashtuar Brukselin zyrtar nga dialogu Kosovë-Serbi, Brukseli duket se u “zgjua pas dy dekadash nga gjumi”.  Pas emërimit të diplomatit Matthew Palmer si Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe emërimit të Ambasadorit Grenell si të dërguar special për Serbinë dhe Kosovën, unioni iu kundërpërgjigj SHBA-së, duke emëruar po ashtu një të dërguar për rajonin.  Kjo krisje në aleancën trans-atlantike, nuk filloi nga Ballkani, por po qëndron si një re e zezë mbi rajon, duke i bllokuar dy vendet më pro-amerikane Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën në mes një beteje diplomatike.

Viktima e parë ishte presidenti Hashim Thaçi, i cili jo vetëm që është përjashtuar nga dialogu, por edhe do të dëshmojë të hënën për krime luftë në Hagë. Megjithatë, nëse SHBA dhe BE nuk i japin dorë njëra-tjetrën, reja e zezë mbi Ballkanin ka të ngjarë të kthehet në një stuhi.

Ekspertët i thonë gazetës "Si" se përfshirja e shumë kuzhinierëve është ajo që zakonisht e prish supën. Ndërkohë që SHBA po angazimin jo vetëm në Ballkan por edhe në Europën Juglindore, BE po përpiqet ta bëjë të qartë se nuk do të lejojë SHBA-në të sundojë në oborrin të saj.

Javët e fundit BE dhe SHBA nuk e kanë fshehur përplasjen: Pasi Uashingtoni hoqi trupat nga Gjermania dhe i zhvendosi në Poloni, Brukseli mbylli kufijtë për qytetarët amerikanë, por i hapi për ata kinezë.

Në këto momenti, si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja duket se duan të thonë fjalën e fundit në Ballkan, edhe pse ekspertët janë të ndarë nëse kjo përplasje është një lajm i mirë apo i keq për Ballkanin. Nga njëra anë, përcarja e aleancës trans-atlantike mund ta bërë rajonin përpara dy zgjedhjeve, por nga ana tjetër përkthehet në vëmendje dhe investim diplomatik dhe ekonomik në rastin më të mirë për rajonin.

Agim Nesho, Gazeta Si, 2020

Por cfarë e shtyu presidentin Trump të kthente kokën nga Ballkani, për të plotësura boshllëqet e BE-së?

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho shprehet kanë qënë aktorët politikë nga Ballkani ata që i kanë kërkuar Amerikës të përfshihet më shumë në rajon, kur dy vite më parë, i gjithë Ballkani filloi të ziente nga teza e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Diplomati ështëi bindur se Administrata Trump kërkoi të merrnin rolin kryesor të negociuesit që të rrisnin influencën e tyre në Ballkan. Megjithatë, edhe pse është munduar të përjshtojë Gjermaninë dhe Francën nga procesi, Nesho emërimi i dy të dërguarve specialë për Ballkanin tregon se mungon një strategji e mirëpërcaktuar për Ballkanin nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të jemi të qartë se nuk ishin SHBA që rritën angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, por ishin liderët ballkanikë që kërkuan ndërmjetësimin e ShBA-së, kur projekti i tyre për shkëmbim territoresh dështoi në Samitin e Berlinit", i thotë diplomati Gazetës Si.

Sipas tij, ka qënë pikërisht teza e shkëmbimit të territoreve ajo e ka kthyer Ballkanin në fushëbetejën politike të BE-së dhe SHBA-së.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti Aleksander Vuçiç, Gazeta Si, 2020

“Sigurisht Perëndimi është i surprizuar dhe i përçarë përpara një iniciativë të vetë-ofruar të liderëve të Ballkanit, iniciativë që prekte parimet kryesore të marrëveshjeve themeluese të shteteve ballkanike, dhe mund të provokonte një destabilitet të plotë të rajonit. Dalja e marrëveshjes Kosovë-Serbi nga shinat e një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh në një marrëveshje të re politike me pasoja të rrezikshme gjeopolitike sigurisht krijon konfuzion dhe reflekton pozicione të ndryshme midis partnerëve perëndimorë”, shprehet eksperti për gazetën.

Edhe pse ish-këshilltari i Trump, John Bolton thotë se kjo mundësi është mbështetur fillimisht nga presidenti si një mundësi zgjidhjeje, Grenell ka mohuar diskutimin e kësaj teze. Përplasjet BE-SHBA duket se u përkeqësuan edhe më shumë me emërimin e Grenell, i cili njihet për përplasjet e ashpra me politikën gjermane, sidomos kur bie fjala tek Ballkani.

Megjithatë, për analistin nga Kosova, Fitim Salihu, emërimi i dy dërguarve speciale për Ballkanin nga SHBA, Palmer dhe Grenell kaq qënë zhvillimi më i rëndësishëm për Ballkanin, duke e nxjerrë fillimisht Kosovën nga qorrsaku ku e ka futur BE-ja. Sot Franca dhe Holanda mësohet se refuzuan sërish liberalizimin e vizave për Kosovën, pavarësisht përmbushjes së kushteve dhe kërkesës së vazhueshme të Uashingtonit për t'i dhënë fund izolimit të shqiptarëve të Kosovës.

“Ka qenë lajm i madh për Kosovën që pas më se një dekade e kemi një të dërguar special presidencial në negociatat me Serbinë. Që nga Frank Wisner i administratës Bush, ne nuk kemi pasur një të tillë dhe kemi vuajtur pasojat e kësaj mungese. Natyrisht, kjo e ka rritur edhe presionin mbi BE-në, e cila tani e një dekadë na ka futur në qorrsokak, në një proces të prolonguar e të cilit as i shihet fundi e as i dihet zgjidhja”, i thotë ai Gazetës.

Shqipëria

Por a sjellin përplasjet SHBA-BE vetëm pasoja negative për rajonin. Ekspertët thonë se nga njëra anë, kohezioni i faktorit perëndimor është i rëndësishëm për një rajon të paqëndrueshëm si Ballkani, por se nga ana tjetër ka sjellë rritjen e vëmendjes ndaj problemeve me të cilat përballet rajoni.

Gledis Gjipali

Eksperti Gledis Gjipali, drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, thotë se përtej përplasjeve mes dy palëve, rritja e interesit të SHBA-së ndaj Ballkanin Perëndimor ka sjellë një efekt domino, duke detyruar Bashkimit Europian të kthejë kokën nga rajoni.

“Jo se nuk ka qënë vitet e fundit, se ka qënë shumë e pranishme falë Procesit të Berlinit, falë insistimit të kancelares Merkel, por sigurisht futja e Amerikës në këto bisedime me tema specifike, si dialogu Koosvë-Serbi ka bërë po ashtu që Europa të nxitohet nga ana e saj, duke u përfshirë më shumë në rajon", i thotë ai Gazetës Si.

Megjithatë sipas Neshos, por edhe Gjipalit, kur bie fjala tek Shqipëria, ndryshe nga Kosova, si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja i kanë përcaktuar përparësitë e tyre, duke i përqendruar energjitë e tyre tek reforma në drejtësi. Ndryshe nga Kosova, vendi ynë nuk ka qënë një moll sherri për dy vendet, por një territor i interesave të përbashkëta, pasi sipas Gjipalit të dyja palët kanë lobuar dhe mbështetur Reformën në Drejtësi, duke u marrë si rrallëherë edhe me cështjet teknike.

"SHBA po angazhohet fuqishëm edhe për procesin zgjedhor, si cështje kyce për integrimin europian të Shqipërisë. Prej shumë vitesh kemi një dakordim në politikën e jashtme të BE-së dhe SHBA-së në Shqipëri dhe besoj se do të vazhdojë ky lloj rakordimi”, i thotë Gjipali.gazetës.

I pyetur nëse rritja e përfshirjes së BE-së në rajon, do të sjellë edhe përshpejtimin e procesit të integrimit, ai thotë se nuk përjashtohet që të ketë ndikim, por se konkurrenca  gjeopolitike me SHBA-në nuk do të shuajë përçarjet brenda BE-së kur bie fjala tek integrimi. Sigurisht në këto momente BE e do në sferën e saj të influencës Ballkanit, por ndryshe nga Amerika, unioni ka përplasje të mëdha kur bie fjala tek rajoni. Edhe pse si Palmer dhe Grenell kanë ushtruar presion ndaj BE-së për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, efekti brenda Brukselit ka qënë i papvrfillshëm.

Kryeministri Edi Rama dhe Kanclerja Angela Merkel, Gazeta Si, 2020

“Shumica e vendeve anëtare janë për anëtarësimin e  Ballkanit Perëndimor në BE, por ndahen tek mënyra dhe koha. Kjo u tregua dhe me veton franceze, e cila tha se Europa nuk është  gati për anëtarë të rinj dhe se procesi i integrimit nuk është i suksseshëm, apo edhe vende të tjera që pavarësisht se nuk u deklaruan hapur kanë rezerva ndaj përparimit demokratik të vendeve të Ballkanit”, shprehet Gjipali për Gazetën Si.

Megjithatë eksperti thonë se marrja e presidencës së BE-së nga Gjermania dhe rritja e presionit nga SHBA-ja është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Gjepali i thotë Gazetës Si se ka shpresë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila ka gjasa të shtyhet përpara nga Gjermania, por sipas tij, puna për hapjen e kapitujve nuk varet më nga BE-ja, sepse topi është tanimë në portën tonë.

“Një pjesë e madhe e përparimit do të varet nga zhvillimet në vend. Nesë në rastin e vetos franceze, topi ishte në portën europiane, në këtë rast tipi është në portën tonë”, i thotë eksperti gazetës. “Tani kemi një sërë detyrat të tjera që duhet të plotësojmë, që në rastin më të mirë brenda presidencës gjermane të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare. Ky është një moment delikat, sepse 2021-shi është vit zgjedhor dhe nuk mund të presim hapa të rëndësishëm.

Kosova

Anulimi i bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë ishte një nga goditjet më të rënda që SHBA ka marrë në politikën e jashtme. Analisti Salihu thotë se në pamje të parë SHBA duket se po mbështet BE-në për udhëheqjen e dialogut Kosovë-Sërbi, por asnjëra nga të dyja palët nuk ka mundur t’i fshehë përplasjet.

Fitim Salihu

“Kemi pasur një deklaratë interesante të Grenell për takimin e Parisit. Ndonëse në pamje të parë ai e përkrah takimin, ai ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, faktikisht duke rritur presionin ndaj europianëve”, i thotë ai gazetës.

Sipasì ekspertëve, aktakuzat e ngritur ndaj Thaçit ishte sinjali më i errët se përplasja SHBA-BE po dilte jashtë kontrollit. "Si shqiptar i Kosovës, duke u bazuar nga historia e re e Kosovës, kam mësuar se pa ‘aminin’ amerikan nuk kryhet asnjë proces", thotë Salihu.

Analisti nga Kosova, ashtu si shumë të terë, është i bindur se aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duken shumë të befta për t'u quajtur të rastësishme, sidomos kur erdhën vetëm dy ditë para takimit në Uashington.

Analisti shprehet se më ardhjen e Trump në pushtet, BE-ja e ka gjetur veten përballë një konkurrenti të ri në Ballkan, i cili ka bërë një riorganizim të përparësive të politikës së jashmte amerikane në rajon, e cila duket se nuk përputhet në cdo pikë me atë të SHBA-së.

“Për shembull, Obama në raport me Kosovën dhe Ballkanin ka qenë i tërhequr dhe ka lënë krejt hapësirën manovruese në duar të Brukselit, i thotë Salihu gazetës.

Megjithatë, sipas Gjipalit nga ana tjetër do të jetë shumë e vështirë që të kemi një marrëveshje gjithpërfshirëse mes  Kosovës dhe Serbisë nëse ajo nuk merr mbështetjen e të gjithë faktorit ndërkombëtar.

Presidenti Donald Trump dhe Thaci, Gazeta Si, 2020

“Duhet patjetër miratimi i Bashkimit Europianm i cili është destinacionin i vendeve të rajonit, por edhe ai SHBA-ve të cilat  kanë qënë faktor kryesor në ngjarjet e 30 viteve të fundit në Ballkan. Prandaj duhet patjetër që të dyja palët të arrijnë një dakortësi për linjat e kuqe të kësaj marrëveshjeje, cfarë mund të prekë dhe cfarë jo, duke ditur që Ballkani është në një ekulibër të brishtë”, deklaron Gjepali.

Eksperti i thotë gazetës se ajo që i duhet Kosovës, por edhe rajonit është një marreëveshje e qëndrueshme, dhe jo një sukses thjesht në letër, në mënyrë që të mos kemi një Bosnje të dytë.

“Bosnja është shembulli i qartë sesi mund të ndodhë që arrihet një marrëveshje ndërkombëtareë me gjithë palët në tavolinë dhe pastaj, komb hyn në një ngërc nga i zili nuk del dot më. Prandaj duhet një garanci e fortë nga të gjithë faktorët, jo vetëm SHBA-BE por edhe palëve të tjera të interesuara”, shprehet Gjepali.

Sidoqoftë, mungesa e solidaritetit midis vendeve të BE-së në javët e para të reagimit ndaj krizës COVID-19, mbylljen e kufijve ka lënë shumë shumë njerëz të bllokuar duke dëmtuar imazhin BE-së në Ballkan. COVID-19 ka inkurajuar Kinën dhe Rusinë, të jenë tashmë aktive në Ballkan, të përpiqen të mbushin hendekun gjeopoliti, duke ofruar ndihmë dhe investime, si dhe raportime negative, lajme të rreme dhe dezinformata që dëmtojnë BE-në.

Sipas diplomatit Nesho, ky është dhe problemi kryesor për të ardhmen perëndimore të rajonit tonë, pasi Kina, Rusia dhe Turqia po bëjnë një lojë aktive për të rritur influencat e tyre në Ballkanin Perëndimor. “Çdo neglizhencë e perëndimit, vonesë apo mungesë vendim-marrje lë hapësira për rritjen e influencave të fuqive të tjera jo-europiane. Perëndimi duhet të investojë më shumë për demokracinë sesa të mbetet peng i skemave të ngurta të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ballkani ka kohë që po sjell regjime autoritare dhe demokracia është në ngërç. Vetë regjimet hibride nuk janë në favor të integrimit të shpejtë europian por në funksion të interesave oligarkike të tyre. Prandaj perëndimi duhet të vazhdojë të jetë i vëmendshëm ndaj Ballkanit, që ky rajon të mos bëhet pre’ e influencave të huaja”, i thotë Nesho Gazetës Si.

Megjithaë, Salihu i thotë Gazetës Si, se edhe pse shtete të caktuara në rajon që mund afrohen me fuqitë e treta, dy shtetet shqiptare do të jenë gjithnjë të drejtuara nga perëndimi. “Ne e kemi të qartë si politikë shtetërore orientimin gjeopolitik properëndimore dhe euroatlantik. Besoj dhe shpresoj që nuk do na udhëheqin sërish aventurierët që vënë në pikëpyetje këtë kurs orientimi, sikurse shpresoj që edhe aleatët tonë perëndimorë do të jenë më bujar me dy shtetet e vetme në rajon ku fryma euroatlantike është akoma e palëkundur”, shprehet ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë