Nga Gazeta 'Si' - Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot marrëveshjen e partneritet të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë e sigurisë dhe mbrojtjes.
In Brussels today, we signed the Security and Defense Partnership Agreement between Albania and the EU, formalizing enhanced cooperation in various security and defense areas.
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 18, 2024
This strategic partnership will strengthen our efforts to combat hybrid and cyber threats, extremism,… pic.twitter.com/Lh3AscYoaW
“Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, shkruan në rrjetet sociale Igli Hasani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.