Politike

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Hasani: Kërcënim i rëndë për sigurinë në Lindjen e Mesme

Nga Gazeta 'Si'-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e gjithë rajonit.

Gjithashtu, Hasani shkruan se ky konflikt rrezikon të sjellë një shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai ka një mesazh edhe për shqiptarët që jetojnë atje: Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha një natë më parë se janë në komunikim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë