Shqipëria është një ndër vendet burim kryesor i furnizimit të vendeve të Bashkimit Europian me produkte alkoolike të falsifikuara.
Kjo është gjetja e hedhur në një raport të Komisionit Europian, ku theksohet se vendi ynë për vitin 2018 është i treti përsa i takon origjinës së pijeve alkoolike të rreme që janë sekuestruar nga vendet anëtare të BE-së.
Në total, rreth 13 për qind e këtyre produkteve janë me origjinë nga Shqipëria, ndërkohë që burimi kryesor i tyre është Maqedonia e Veriut me rreth 60 për qind dhe Moldavia me rreth 26.5 për qind.

Në lidhje me mallrat e tjerë, për ushqimet dhe veshmbathjet falsifikatorët kryesore janë Kina, Turqia, Bangladeshi dhe Pakistani.
Produkti i preferuar nga falsifikatorët vijojnë të mbeten cigaret me rreth 15.6 për qind të totalit të produkteve të sekuestruara. KE thotë se rreth 80 për qind e produkteve të bllokuara janë sekuestruar.
Vlera totale e produkteve të bllokuara për shkelje të të drejtave të autorit përllogaritet në rreth 760 mln euro, ndërsa Komisioni vlerëson se xhiroja që qarkullohet në treg e këtyre produkteve shkon deri në 6 miliardë euro në vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




