Nga Gazeta ‘Si’- Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin, në konferencën për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, u shpreh se ky është një gur kilometrik për Shqipërinë.
“Suksesi i Shqipërisë është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me faktorë të tjerë për zbatimin e reformave. Reformat sjellin ndryshime në ekonomi, politikë dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh ajo në konferencën e përbashkët.
Kos shtoi se tanimë mbyllja e grup-kapitujve është “çmimi real” për Shqipërinë, duke theksuar se hapi i radhës është përmbushja e piketave të ndërmjetme.
“Nuk do të jetë e lehtë, por ju keni mbështetjen më të gjerë publike, më shumë se 90% e shqiptarëve e duan Shqipërinë në BE. Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështetë”, i tha Kos kryeministrit Edi Rama.
“Ju mbështes të ndërtoni një të ardhme të begatë për shqiptarët!”, deklaroi ajo.
Ndërkohë ministrja daneze e Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre, deklaroi se Shqipëria po përmbush reformat dhe se shumë shpejt do të jetë në BE.
Ajo tha se Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave, që të çojnë në BE.
“Vazhdoni kështu dhe do jeni pjesë e BE-së. Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për të pasur reforma, për të hyrë në BE. Reformat e Shqipërisë po vazhdojnë me hap të qëndrueshëm. Të gjitha grup-kapitujt janë hapur brenda presidences daneze e kjo është shpejtësi rekord. Shqipëria vazhdon që të ece përpara në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Anëtarësimi do arrihet shumë shpejt”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



