Treg

Shqipëria bleu energji në muajt e parë të 2024. HEC-et private, prodhuesit kryesorë

Nga Gazeta 'SI' - Ndonëse ka një përmirësim të situatës hidrike në vend, Shqipërisë iu desh të blinte energji tre muajt e parë të 2024-s.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tre muaj Shqipëria bleu 535 gigavat, dyfishi i blerjeve të një viti më parë. Në të njëjtën kohë, Shqipëria eksportoi 814 gigavat energji, 10% më pak se në 2022-shin.

Prodhimi neto i elektricitetit në Shqipëri ra me 11%, në një total prej 2.478 gigavat. Më shumë se 50% e kësaj energjie u prodhua nga HEC-et private që u rrit me 8%, 47% nga shtetëroret që ra me 28% dhe 2.8% nga fotovoltaiket.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2024, u rrit me 7.6%, duke arritur vlerën 1.716 GWh nga 1.595 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2023. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 9.5 %, përkundrejt rritjes me 5.1 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë