Fondacioni Heritage e rendit Shqipërinë në vendin e 66 në listën e ekonomive të lira në botë me një vlerësim prej 65.2 pikësh dhe në vendin e 35-të në Europë.
Vitin e kaluar Shqipëria renditej në vendin e 57 dhe dy vite më parë në vendin e 52. Këtë rënie të pozicionimit të vendit tonë, Fondacioni Heritage e lidh me problemet e sistemit gjyqësor, e pronës private, liritë e punëtorëve dhe vetë tregun e lirë.
Raporti thekson se vendi ynë po devijon nga qëllimi për të arritur lirinë ekonomike në shkallën e vendeve të BE-së dhe se qeveria duhet të përmirësojë fushat ku ka probleme e të synojë integrimin e saj.
Shqipëria rënditet një vend poshtë Francës dhe lë pas shtetet e mëdha si Italia, Turqia, Rusia dhe Greqia.
Në fund të raportit Heritage thekson se Shqipëria mbetet një ndër vendet më të varfra në Europë me shkallë të lartë të papunësisë, rritje ekonomike të vogël dhe infrastrukturë të dobët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje