Politike

‘Shqipëria Bëhet’ mund t’i marrë PD-së një mandat edhe në Lezhë

Nga Gazeta ‘Si’- Ndërsa në qarqet e tjera (përveç Tiranës) loja e mandateve duket se është formësuar, në Lezhë mandati i PD-së është në rrezik.

Sipas shifrave të KQZ-së, PD ka siguruar tre mandate në këtë qark, por mandati i katërt i rrezikohet nga Shqipëria Bëhet e cila mund të marrë 1 mandat në Lezhë.

“Shqipëria Bëhet”, është partia e tretë më e votuar e këtij qarku e cila me një diferencë prej rreth një mijë e pak votash mund të thyejë herësin e mandatit të katërt të PD-së, prej rreth 3.400 votash.

PD momentalisht ka 10309 vota në Lezhë ndërsa Shqipëria bëhet ka 1207 të tilla.

Një skenar i ngjashëm i PD, ku i rrezikohen mandatet po luhet edhe në Tiranë ku Partia Mundësia mund t’i marrë dy mandate, duke e lënë PD-në me 12 të tillë në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë