Futboll

Shqipëria bëhet me 4 arbitra me stemën e FIFA-s, shtohen edhe tre asistentë

Gazeta Si – Shqipërisë i shtohet edhe një arbitër tjetër futbolli me stemën e FIFA-s. Florian Lata sapo ka marrë stemën, duke iu bashkuar kështu tre arbitrave të mëparshëm ndërkombëtarë, Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti.

Po ashtu, FIFA ka dhënë stemën edhe për tre asistentë, të cilët janë Arbër Zalla, Xhuljo Mani dhe Erind Burgu. Ata u bashkohen asistentëve të mëparshëm Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj.

Arbitre ndërkombëtare është ‘graduar’ edhe Eglantina Pjetrushaj, duke e çuar në dy numrin e arbitreve femra me stemën e FIFA-s, pas Emanuela Rustës.

Stemën e FIFA-s, por në rolin e Video Match Official (VAR) e mbajnë Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Barjamaj, ndërsa gjyqtar i futbollit të sallës me stemën e FIFA-s është Arlind Subashi.

Shtimi i arbitrave ndërkombëtarë nga Shqipëria tregon vlerësimin e FIFA-s jo vetëm për arbitrimin në vendin tonë, por edhe për futbollin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë