Shqipëri-Ukrainë që luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të jetë sfida e fundit e grupit B1, të Ligës së Kombeve.
Liga e Kombeve tashmë është një kompeticion, që mund të shërbejë si dritare për të shkuar edhe në Kupën e Botës 2026, në rast se diçka e tillë nuk ndodh nëpërmjet fushatës kualifikuese që nis vitin e ardhshëm.
Rezultati i sfidës së sotme do të vendosë fatin e Kombëtares, të cilës i duhet fitorja dhe një barazim mes Çekisë dhe Gjeorgjisë për të marrë kreun e grupit.
Por statistikat e sfidave të mëparshme me Ukrainën flasin për një dominim të këtyre të fundit.
Janë 7 ndeshjet e zhvilluara mes dy skuadrave. 4 sfida të vlefshme për kualifikueset e kupave të botës dy takime miqësore dhe një sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Shqipëria arriti në Pragë ndaj Ukrainës fitoren e vetme ndaj kësaj përfaqësueseje në sfidat e mëparshme, duke e mposhtur 1-2 në ndeshjen e parë në rupin B1, teksa regjistron plotë 5 humbje dhe vetëm një barazim 2-2, në vitin 2005, në fushatën kualifikuese për Botërorin e Gjermanisë 2006.
Sfida e parafundit e zhvilluar mes dy kombëtareve, ka qenë miqësorja e 2018, ku Ukraina fitoi thellë ndaj kuqezinjve tanë me rezultatin 4-1.
14 gola kanë shënuar ukrainasit në portën tonë, ndërkohë kuqezinjtë ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm 6 herë.
Ndeshja e sotme do të jetë një shans i madh për Kombëtaren tonë për të përmirësuar statistikat ndaj Ukrainës, si dhe për të marrë kreun e grupit B1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.