Kur Shqipëria dhe Serbia të zbresin në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, sfida do të kalojë përtej kufijve sportivë. Kjo është një ndër ndeshjet me ngarkesën më të lartë politike në Evropë. Fillesat zbresin thellë në histori dhe zanafilla ka të bëjë me konfliktet etnike, veçanërisht mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Futbolli, shpesh pasqyrim i nacionalizmit dhe politikës e reflekton këtë ndasi të thellë. Sot Tirana është kthyer në një qendër të vërtetë emocioni dhe tensioni, teksa të gjithë sytë janë drejt “Stadiumit Arena Kombëtare”! Atmosfera në kryqytet është elektrizuese – flamuj kuqezi kudo, tifozëri e zhurmshme dhe një ndjenjë krenarie që ndjehet në çdo rrugë.

– Ndeshjet direkte Shqipëri vs. Serbi
Skuadrat janë ndeshur dy herë në sfida zyrtare dhe kanë secila nga një fitore
• 10/8/2015: Shqipëri 0 – Serbi 2 (Eleminatore UEFA European Championship)
• 10/14/2014: Serbi 0 – Shqipëri 3 (Eleminatore UEFA European Championship)

Forma e skuadrave
– Shqipëria
• 3/24: Shqipëri 3-0 Andorra (H)
• 3/21: Shqipëri 0-2 Angli (A)
• 11/19: Shqipëri 1-2 Ukrainë (H)
• 11/16: Shqipëri 0-0 Çeki (H)
• 10/14: Shqipëri 1-0 Gjeorgji (A)

– Serbia
• 3/23: Serbi 2-0 Austri (H)
• 3/20: Serbi 1-1 Austri (A)
• 11/18: Serbi 0-0 Danimarkë (H)
• 11/15: Serbi 1-1 Zvicër (A)
• 10/15: Serbi 0-3 Spanjë (A)
– Formacionet e mundshme
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Djimsiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Bajrami; Uzuni, Laci, Hoxha; Manaj
Serbia: Petrovic; Milenkovic, Pavlovic, Erakovic; Zivkovic, Gudelj, Maksimovic, S. Mitrovic; Samardzic; Vlahovic, Mitrovic
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.