Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë më 13 nëntor një mbledhje të përbashkët në Romë.
Shqipëria dhe Italia firmosën në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik.
Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.
Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Ky dokument do të përbëjë bazën mbi të cilën, po atë ditë pritet të firmosen dhe një numër i lartë marrëveshjes që përfshijnë bashkëpunime në sektorë të ndryshëm.
Italia ka zhvilluar mbledhje të përbashkëta me disa nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian, por kjo është e para që ajo e realizon me një vend jashtë Unionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



