Treg

Shqipëri importoi 92 mln euro energji për 3 muaj

Në tre muajt e parë të vitit, Shqipëria ka blerë 92 mln euro energji sipas të dhënave të Korporatës Energjitike Shtetërore.

Llogariten datat nga 1 janar 2022 deri në 25 mars dhe vetëm në janar janë shpenzuar 32 mln euro, në shkurt 48 mln dhe pjesa tjetër në muajin mars.

Sasia e energjisë së importuar gjatë marsit ka qenë më e vogël duke treguar se situata është përmirësuar nga dy muajt e parë të vitit, kur është gjithmonë periudhë problematike për prurjet në kaskadën e Drinit.

Sipas ministres së Energjitikës, Belinda Balluku, importi do të vazhdojë deri sa të përkeqësohet moti dhe të përmirësojë situatën. Ndërkohë, kreu i KESH shprehet më optimist.

Ergys Verdho tha se importi i energjisë në nisjen e vitit 2022 ka qenë në nivelet e 40%, por pritet të rritet deri sa të nisin reshjet dhe kaskada të ketë prurje të reja që mund të mbulojë nevojën për konsum në Shqipëri.

Balluku ripërmendi faktin se çmimi i energjisë në bursë ka arritur 550 euro, por në blerjet e fundit të Kesh tregtohet një çmim i ponderuar prej 240- 280 euro/mëh.

KESH ka hapur sot, 25 mars, mundësinë tjetër për të blerë energji nga 28 marsi deri në 4 prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë