Futboll

Shqipëri-Çeki, UEFA gjobit FSHF-në me 27 750 euro për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e luajtur më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

FSHF është gjobitur me 27 750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë.

UEFA vendosi gjobitjen e Federatës Shqiptare e Futbollit me 2750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe gjobitjen me 25 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

⁠Vlera totale e gjobës, prej 27 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi, thekson UEFA.

Federata Shqiptare e Futbollit u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive. Njëkohësisht, i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë