Nga Gazeta Si – FSHF njoftoi rinovimin e kontratës me trainerin Sylvinho dhe stafin teknik të brazilianit
“Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e institucionit më të lartë futbollistik në vend.
Në fakt FSHF ka vënë në funksion klauzolën në kontratën e mëparshme që parashikonte një zgjatje të bashkëpunimit, nëse Kombëtarja do të ishte ende në lojë për një kualifikim të mundshëm në Botëror.
Ndërsa ajo befason është se në federatat simotra, rinovime të tilla nuk janë për periudha 6 mujore, por përfshijnë fushatat eleminatore pasardhëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




