Gjyqtarë nga Kosova për miqësoren Shqipëri-Bullgari, e programuar për të martën e 17 tetorit në “Air Albania”. Duel që vjen live në SuperSport 2, duke nisur prej orës 18:00.
UEFA ka përzgjedhur një treshe arbitrash dardanë për këtë takim. Kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, i cili do të ndihmohet nga anësorët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Ndërkohë që gjyqtari i katërt i ndeshjes së kombëtares kuqezi do të jetë Erjon Bastari, arbitër i kolegjiumit të Tiranës.
Bejtullahu është një nga arbitrat më të mirë dardanë, teksa gjatë janarit të këtij viti mori stemën e FIFA-s. /supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.