Mjedis

Shqetësimi për ndotjen e ajrit në Tiranë, AKM shmang detyrimin për informimin e qytetarëve

Niveli i dioksidit të karbonit, dioksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara.

Albana Joxhe nga Milieukontakt i tha “Scantv” disa nga gjetjet kryesore të monitorimeve të kryera në gjithë territorin e kryeqytetit nga kjo organizatë, me mbështetjen financiare të Ambasadës Suedeze.

Sipas saj nëse diokisdi i karbonit e ka tavanin në BE rreth 350 ppm, në Tiranë ky nivel është mbi 400 ppm. Ndërsa dioksidi i azotit është dyfish më i lartë nga norma duke qenë  mbi 80 mlg/m3 .

Organizata ngre shqetësimin se edhe pse parametrat janë alarmues Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kryen asnjë matje e për pasojë, jo vetëm që nuk informon qytetarët për rrezikun ndaj të cilit janë të ekspozuar, por në të njëjtën kohë nuk ofron të dhëna të domosdoshme për politika të reduktimit të ndotjes.

Joxhe thotë se janë një sërë masash, që duhet të ndërmerren.

Ndotja në Tiranë nis nga Qendra dhe zbret vrtikalisht drejt pikave më të largëta. Më të ndoturat mbeten “21 Dhjetori”, rreth rrotullimi i “Zogut të Zi” dhe zonat ku po kryhen ndërtime.

Burimi: Scan


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë