Sue Kegerreis- Puna nga shtëpia, tundimet dhe gllabërimi i kohës.
Shumë njerëz në kohën e sotshme punojnë nga shtëpia njëpjesë të javës ose gjithë javën. Një fleskibilitet i tillë tingëllon ide e mirë,por shumë syreshëve u rezulton e vështirë për të menaxhuar kohën e tyre. Duke punuar në shtëpi, në izolim mund ti privojë njerëzit prej ndërveprimit ndërpresonal që jeta e përditshme e punës mund të ofrojë – e cila mund të ndihmojë kreativitetin dhe të përmirësojë mirëqënien mentale.
Koha është një e mirë e jona e paçmueshme dhe njëmonedhë për tu shpenzuar. Ashtu siç tregon edhe hulumtimi im mbi vonesën e katheksuar: menaxhimi i kohës përfshin menaxhimin kompleks të marrëdhënieve dhe konfliktet brenda vetes– ashtu si me të tjerët.
Në një vend pune të zakonshëm, ne ndihmohemi në menaxhimin e kohës nga fakti që qasja jonë ndaj shumë tundimeve është e kufizuar. Ne nuk kemi monitoruar veten në mënyrë të vazhdueshme siç kolegët dhe shefat na monitorojnë. Ndërsa ne mund të ankohemi për mungesën e zgjedhjes rreth asaj që ne bëjmë dhe kur; si për shembull të presim për një takim dy orësh – ne gjithashtu mund të çlirohemi nga nevoja për të bërë një zgjedhje se çfarë do të bëjmë më pas.

Por kur punojmë nga shtëpia, tundimet shtohen nëlidhje se kush e gllabëron kohën tonë. Ushqimi ndodhet në frigorifer ose mund tëblihet në një kohë shumë të shkurtër në dyqanin poshtë shtëpisë. Mund të përjetoshtë gjitha entuziazmet e çdo lloji përmes rrjeteve sociale , webe ose lojëra që nangjallin kënaqësi, nervozojnë, trondisin, argëtojnë dhe joshin. Për disa syresh, tundimet për ta përdorur kohën tonë “keq”, veçanërisht online, mund të jetë shumë joshëse. Në shumë momente ekziston një ekuilibër delikat: mes kreativitetit, pjesës konstruktive dhe pjesës e cila kërkon kënaqësira më të lehta për tu arritur e shoqëruar me papërgjegjshmëri.
Puna reale shpesh është e frikshme, dhe përgjegjësia shpesh na bën të druhemi. Çështje e vështira mbeten opake nëse ne nuk i nisim. Zvarritja nuk është një mënyrë e mirë për të menaxhuar ankthin, por është një opsion i zakonshëm. Përmbushja e detyrave ka brenda ankth, sigurisht, por bart gjithashtu shpresën e përmbushjes së detyrave mirë dhe me sukses – në të ardhmen.
Në punë, më së shumti presioni i menaxhimit të kohës vjen prej njerëzve të tjerë. Ndrësa ne mund të ankohemi për mungesën e shefave apo të të tjerëve mbi krye, ne i përfundojmë punët që kemi për të kryer dhe duke u vetmenaxhuar në këtë mënyrën e nxitemi për të vazhduar përpara në këtë mënyrë. Pra, në shtëpi ne jemi edhe “shef”dhe “punonjës”, në këtë mënyrë konflikti, tashmë i brendshëm, mund të jetë më i vështirë për tu menaxhuar.

Nëse jemi me fat dhe zëri i brendshëm na udhëheqdrejt zgjedhjeve të duhura duke në lënë kohë për të bërë qef. Megjithatë, shumë prej nesh kanë një zë të brendshëm inekzistent, që na detyron të mos bëjmë gjërat që duhen bërë, ose duke rritur shqetësimin dhe dyshimin rreth aftësive tona për të përfunduar detyrat që kemi. Për disa njerëz, shefi në kokën e tyre mund të jetë shumë kritik dhe jo miqësor në raport me shefin e vërtetë që ndodhet në zyrë realisht. Kjo ka të ngjarë t’i çojë ata të përdorin mënyra destruktive për t’iu shmangur ose mbrojtur vetveten: ata kanë më shumë gjasa ti jepen tundimit.
Asnjë zëvendësim për gjënë e vërtetë
Në punë ne ndërveprojmë me të tjerët në mënyra tëdobishme – ata janë atje për të frenuar mendimet e errëta kur ne e gjejmë vetenngushtë në të menduar ose për të shprehur vlerësimin ndaj punës sonë. Por edhekur ne kemi konflikte apo vështirësi në ë raportuar me të tjerët, ata mund të na vijnë në ndihmë në një mënyrë ose në një tjetër. Jo vetëm që ne mund ti përkufizojmë dhe rafinojmë idetë tona përmes argumentve, por nëse këto konflikte thjesht nuk ndodhin së brendshmi në kokën tonë, na shqetësojnë më pak.
Ne mund të krijojmë të tilla virtualisht kur punojmënga shtëpia, por duke ndërvepruar me të tjerët përmes e-mailit, mesazheve osemediave sociale është krejt ndryshe sa ndodh ballë përballë. Ështëmë pak e mundshme që bashkëveprimet virtuale me bashkëpunëtorët tanë, të na japinatë ndjenjë të gjallë të ndërveprimit që me të vërtetë i bën këto procese tësuksesshme. Shumë syreshë ndjejnë nevojën për tu përballur me të tjerë që tëndjejnë suksesin e punës së tyre dhe jetënkrijuese dhe për të rritur mirëqenien e tyre emocionale – në mënyra përtejnevojës së tyre për miqësi ose për të shmangur vetminë.
Në këtë mënyrë, nëse e gjen të punuarit prej shtëpisë sfiduese, mos u shqetëso, shumë njerëzve u ndodh dhe kjo jo sepse të mungon diçka. Merre seriozisht mundësinë që të nevojitet për të rikrijuar diçka si një vend pune të vërtetë në shtëpinë tuaj, larg relaksit, me orë pune të përcaktuara. Mendoni se çfarë duhet të bëni për të rivendosur disa limite duke përfshirë afatet, duke rregulluar takimet dhe, më e rëndësishmja, duke kufizuar qasjen tuaj ndaj shpërqëndrimeve të ndryshme si përdorimi i internetit për kohë të gjatë.
Merrni seriozisht nevojën për të pasur marrëdhënie tëmira ndërpersonale me kolegë dhe miq, përveçse online. Ne nuk jemi të dizajnuarpër të menaxhuar jetën tonë emocionale në izolim dhe kemi nevojë për të tjerët përtë ndërvepruar – në mënyra të ndryshme përpos miqësive dhe intimitetit.
*Burimi: BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




