Ka ndodhur

Shpyllëzoi tokën për të mbjellë kanabis, prangoset 32-vjeçari në Memaliaj

Gazeta Si – Një parcelë e mbjellë me bimë kanabis sativa është zbuluar nga policia në zonën e Memaliajt në Tepelenë.

Si pasojë është arrestuar 32-vjeçari E.S., dhe është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit 66 vjeç.

I riu kishte shpyllëzuar një sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Zhapokikë, Memaliaj dhe po e përgatiste për të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan. 

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit, u gjet  dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky shtetas e mbante pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë