Zona e virgjër e pyjeve tropikale e shkatërruar në vitin 2020, është ekuivalente me madhësinë e Vendeve të Ulëta (Holandë, Belgjikë, Luksemburg), me një rritje prej 12% krahasuar me vitin e kaluar, pavarësisht krizës ekonomike globale.
Kështu rezulton pas një raporti të publikuar nga “Global Forest Watch”, sipas të cilit, 4.2 milionë hektarë të këtij ekosistemi thelbësor për planetin, janë zhdukur, djegur ose shkatërruar nga njerëzit.
Të dhënat, bazuar në sondazhet satelitore, tregojnë se Brazili është në vendin e parë sa i takon shpyllëzimit tropikal.
Këto humbje, janë “një emergjencë klimatike, një krizë e biodiversitetit, një katastrofë humanitare dhe mundësi të humbura ekonomike”, tha Frances Seymour, nga Instituti i Burimeve Botërore që drejtoi raportin.
Sipas studiuesve, pandemia mund të ketë pasur disa ndikime negative, me pemë të prera në mënyrë të paligjshme në pyje të pambrojtura, për shembull, ose fluksin masiv të njerëzve në zonat rurale.
Për më tepër, të dhënat e vitit 2020, tregojnë se pyjet vetë kanë qenë viktima të ndryshimit të klimës, theksoi Frances Seymour në një konferencë për shtyp.
“Zonat të tëra po digjen. Natyra na kishte paralajmëruar për një kohë se kërcënimi po vinte. Tani po ulërin…”, – këmbënguli ai.
Ekosistemet pyjore shumë të pasura, mbulojnë mbi 30% të sipërfaqes së tokës dhe pyjet tropikale janë shtëpia e midis 50 dhe 90% të specieve tokësore.
Përafërsisht, 4 milionë hektarë pyje tropikale të shkatërruara në vitin 2020, lëshuan 2.64 gigatonë CO2, ekuivalente me emetimet vjetore të 570 milionë makinave.
“Sa më gjatë të presim për të ndaluar shpyllëzimin, (…) aq më shumë serbatorët tanë natyrorë të karbonit rrezikojnë të zhduken”, – paralajmëroi Frances Seymour.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



