Futboll

Shpresë për Decic dhe Partizanin në Conference League

Fitore e merituar e shqiptarëve të Malit të Zi përballë rivalëve nga Maqedonia e Veriut. Bajovic (39’) dhe Ndiaye (71’) për çdo pjesë mjaftuan që Decic të të zhbllokonte sfidën dhe më pas ta fitonte atë. Favorizuar edhe nga inferioriteti i miqve pas kartonit të kuq të Mirchevski-t (50’). Edhe statistikat e kësaj përballjeje konfirmuan dominimin e shqiptarëve në “Tusko Polje” të Tuzit.

Barazim me gola në Estoni dhe Partizani kthehet me shpresa të mëdha për kualifikim një javë më pas në kryeqytet në Conference League. Sfidë që u vendos në pjesën e dytë pas të parës që nuk e zhbllokoi rezultatin. Dy minuta pas pushimit, Mannilaan realizoi golin e parë por festa e Kalju nuk do zgjaste shumë. I kthyer tek të kuqtë, Skuka shleu besimin me golin e barazimit.

Nomme Kalju-Partizani

Dramë në “Elbasan Arena” ku Vllaznia u mund vetëm në fund nga Daugavpils në një ndeshje to dominuar në fushë. Rastet dhe goditjet nga këndi e konfirmojnë diçka të tillë por kuqeblutë çaluan përpara portës ku nuk arritën të konvertonin epërsinë në lojë. Miqtë kaluan në avantazh me Lizunovs në 85’. Një gol me peshë duke pasur parasyësh që një javë më pas e presin Vllazninë në Lituani.

Vllaznia-Daugavpils

E barabartë në fushë por jo në rezultat ishte përballja mes Malishevës dhe islandezëve të Vikingur që u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 8-11 rastet për shënim dhe 6-6 goditjet nga këndi u ç’ekuilibruan nga goli i Hansen në minutën e dytë shtesë, përpara pushimit. Pjesa e dytë nuk iu mjaftoi “vendasve” të gjenin barazimin dhe kthimi pritet të jetë akoma më i vështirë.

Dështon Prishtina në Moldavi ku vendasit e Sheriff Tiraspol duket se e kanë siguruar kalimin në turin tjetër të Europa League. Diçka e tillë pas pokerit të një mbrëmjeje më parë ku protagonist ishte Bayala me 3 golat e tij në minutat 11, 19 dhe 74. Pesë minuta më pas ishte dhe Odede që shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve. Edhe në statistikat e ndeshjes, dominues ishin moldavët përballë dardanëve që morën dy kartona të verdhë më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë