Futboll

Shpresat përgatiten për ‘Euro 2027’

Alban Bushi dhe stafi i tij vazhdojnë punën për zbulimin e elementëve dhe vëzhgimin e lojtarëve të konfirmuar për evropianin e vitit 2027. Me këtë objektiv do të zhvillohen edhe dy miqësoret e rradhës ndaj Hungarisë dhe Turqisë. Për këtë arësye traineri Bushi shpalli listën me 24 lojtarët e përgjedhur. 9 prej tyre luajnë në futbollin shqiptar ndërsa 15 të tjerët aktivizohen në ligat e huaja. E para është miqësorja ndaj Hungarisë U21 që do të zhvillohet më 5 Qershor, ora 19:30 në “Széktó Stadium” në Kecskemét. Miqësorja e dytë, Turqi U21 – Shqipëri U21, do të zhvillohet më 8 Qershor, ora 19:00 në “Ataturk Olympic Stadium” në Başakşehir. Grumbullimi i Kombëtares U21 do të fillojë të martën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë