Gazeta Si – Kombëtarja U-21 e Shqipërisë është mundur minalisht, 0-1, nga Çekia në “Elbasan Arena”. Ka vendosur një autogol i Kalajt që në pjesën e parë të ndeshjes. Më pas, edhe pse kuqezinjtë i janë afruar disa herë golit të barazimit, nuk ia kanë dalë. Në anën tjetër, portieri Simoni u bë shpëtimtar i kuqezinjve në disa raste.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Simoni, Kalaj, Mitaj, Ismailgeci, Marku, Kraja, Ndreçka, Çelhaka, Muçi, Cara, Karrica. Që në pjesën e parë u fut në fushë Dobra, duke marrë vendin e Ismailgecit, kurse në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Tuci dhe Toçi.
Kjo ishte humbja e tretë radhazi për kuqezinjtë e vegjël në eliminatoret e Europianit të ardhshëm. Shqipëria U-21 bën pjesë në Grupin G, ku deri tani ka luajtur 7 ndeshje dhe ka grumbulluar 9 pikë.
Skuadra e Bushit mban vendin e 4-t, përpara saj janë Çekia, Anglia dhe Sllovenia. Në këtë grup bën pjesë edhe Kosova, që sot barazoi 0-0 me Slloveninë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




