Kombetarja

Shpresat mundin Bullgarinë në ‘Elbasan Arena’, 3 gola nga kuqezinjtë e vegjël

Gazeta Si – Shqipëria U-21 luajti sot një miqësore me Bullgarinë në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ku fitoi me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje e dominuar thuajse nga fillimi në fund nga skuadra e trajnerit Alban Bushi.

Shpendi, Kurtulan dhe Berisha janë autorët e golave për kuqezinjtë e vegjël, të cilët kanë bindur në këtë test. Dy golat e parë erdhën shumë shpejt, më pas bullgarët shkurtuan në 2-1. Në fillim të pjesës së dytë kuqezinjtë gjetën edhe golin e tretë.

Edhe pse ishte vetëm një miqësore, Shpresat kanë dhënë sinjale të mira për të ardhmen. Trajneri Alban Bushi po përgatitet me skuadrën e tij për kualifikueset e Europianit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë