Gazeta Si – Kombëtarja U-21 i ka nisur me fitore kualifikueset e Europianit 2025. Kuqezinjtë e begjël fituan 1-2 ndaj Armenisë në transfertë, me gola të Stiven Shpendit dhe Arlind Rexhepit që në pjesën e parë.
Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Simoni, Ismaili, Bajrami, Dajko, Buxhelaj, Berisha, Pecani, Bibo, Kurtulan, Shpendi dhe Rexhepi.
Berisha kishte një mundësi të mirë në minutën e 12-të, pas një asisti të Arda Kurtulan, por nuk gjeti kuadratin. Shpendi më pas pati një mundësi të mirë, por u bllokua nga armenët. Po ky lojtar do të shënonte në minutën e 28-të, pas një inkursioni personal.
Pas 9 minutash Arlind Rexhepi dyfishoi shifrat në zhvillimet e një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë trajneri Bushi bëri disa zëvendësime, duke hehdur në fushë Asanin, Mjakin, Kristian Shpendin dhe Qefalijan.
Pati edhe një ndërprerje të ndeshjes prej 10 minutash, pasi në stadium iku energjia elektrike, ndaj dhe në fund u dhanë 14 minuta shtesë. Armenët ngushtuan diferencën në 1-2 me një kundësulm të shpejtë, por vetëm kaq. Shpresat i gëzohen fitores së parë, ndërsa më 12 shtator do të presin Rumaninë në ‘Ebasan Arena’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.