Kombetarja

Shpresat/ Bushi: Kualifikim ose asgjë, marrim Asllanin e Mitajn kur të jetë pushim Kombëtarja A

Gazeta Si – Shqipëria U-21 ka përpara dy ndeshje të rëndësishme me Finlandën dhe Malin e Zi. Trajneri Alban Bushi, pasi publikoi listën, sot doli në konferencë shtypi, ku foli për këto dy sfida kualifikuese. Bushi beson shumë se këtë herë Shpresat do të shkojnë në Europian.

Alban Bushi, trajneri i MKombetares U-21. Gazeta Si, 5 tetor 2023

“Kombëtarja është specifike, ne marrim lojtarët që janë më në formë për momentin. Bibo dhe Selimaj kanë bërë paraqitje pozitive, por marrim ata që janë më të mirët. E dimë kush jemi dhe e dimë që skuadrat e tjera janë më lart se ne. Jemi ekip i fortë kur bëhemi bashkë.

Rumania shkonte 30 milionë euro, ne shkonim apo jo 1 milion. Po të shikosh dhe lojtarët që kemi, nuk është një grup që të gjithë kanë minuta në këmbë. Është e kundërta me kundërshtarët. Dua të falënderoj Berishën dhe Shabanin, do të na ndihmojnë.

Kombëtaaj A ka shumë futbollistë tani, do vijë një kohë që trajneri do ta ketë shumë të vështirë përzgjedhjen. Na kanë penalizuar gjithmonë lojtarë që na ka marrë ekipi A në të shkuarën, tani nuk na merr më. Kemi dy alternativa kur ekipi A të jetë pushim, Asllanin dhe Mitajn.

Bashkëpunimi me stafin e Kombëtares A është më i mirë kësaj radhe, ka sjellë avantazhet e veta dhe na pëlqen. Jemi përmirësuar nga viti në vit, sepse punojmë. Këtë radhë do të shkojmë në limite, jo për t’u mbrojtur. Ose kualifikim, ose asgjë.

Mali i Zi është shumë i fortë, mund t’i marrë pikë kujtdo. Por të të mbarojmë ndeshjen me Finlandën, pastaj shohim Malin e Zi. Grupi e di shumë mirë që ka një qëllim për të shkuar në Europian”, – ka theksuar mes të tjerash trajneri Bushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë