Drejtësia

‘Shpirti’, SPAK kërkon 128 vite burg për 8 të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge

Gazeta Si - SPAK ka kërkuar 128 vite burg për 8 të akuzuarit e operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

Në pretencën që është dhënë këtë të mërkurë, të pandehurit akuzohen për “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara.

Ata kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Konkretisht, SPAK kërkon dënimin me 20 vite burg për Ilirjan Duçellarin, Mariglen Duçellari me 18 vite burg.

Nga 15 vite janë kërkuar për Aurel Kalarin, Kleo Piro, Organ Ducellarin, Julian Bejdollarin, Rexhino Mucaj, Alban Koshi.

Në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, u ekzekutua operacioni i përbashkët i koduar "Shpirti",  mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestimeve (nga këto për 10 persona u ekzekutuar masa me parë) për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Arrestimet u kryen në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali.

Gjatë këtij operacioni u ndaluan edhe dy oficerë policie, të cilët, në kohën kur është kryer trafikimi i lëndës narkotike në vitin 2016, bënin pjesë në grupin e shoqërimit të ish-Ministrit të Brendshëm, që në atë kohë ishte Saimir Tahiri, edhe pse ky i fundit nuk u përmend me emër nga SPAK.

Njëri prej tyre është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania, ndërsa tjetri ndodhet ende në Francë.

Ky operacion lidhet me valën e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe hedh dritë për kriminalizimin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në nivelet e saj më të larta në atë kohë.

-20 vite burg për Ilirjan Duçellari

-18 vite burg për Mariglen Duçellari

-15 vite burg për Aurel Kalari

-15 vite burg për Kleo Piro Bregu

-15 vite burg për Organ Duçellari

-15 vite burg për Julian Bejdollari

-15 vite burg për Rexhino Mucaj

-15 vite burg për Alban Koshi. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë