Sali Berisha ka reaguar përmes një qëndrimi zyrtar të martën në mesditë për ngjarjen e ndodhur në Vaun e Dejës ku një sasi tritoli shpërtheu në makinën e kryetarit të PD-së së Rithemelimit, Benard Ndreca.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam, Vau i Dejës në Shkodër pranë banesës së Ndrecës, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës.
Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në makinë
Berisha tha nga selia e PD se ky është një akt i shëmtuar.
“Unë kam biseduar në telefon me Bernardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.
Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar.
Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan.
Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së.
Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti…”, tha Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.