Nga Gazeta Si – Lennart Karl po spikat për Bayern Munich në sezonin aktual pasi u promovua nga ekipi U19 i vitin e kaluar.
Mesfushori 17-vjeçar ka zhvilluar 22 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të mirë këtë sezon, me një vlerë tregu prej 20 milionë eurosh sipas Transfermarkt.
Ai luan si mesfushor ofensiv dhe në raste të caktuara si anësor i djathtë. Mes lojtarëve nën 21 vjeç, Lennart Karl ka numrin më të lartë të pasimeve kyçe për 90 minuta në 5 kampionatet kryesore evropiane dhe tashmë ka shënuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit si titullar për Bayern-in në të gjitha kompeticionet.
Ai është gjithashtu lojtari më i ri në historinë e Champions League që ka shënuar në 3 ndeshje radhazi.
Edhe pse Lennart Karl është një mesfushor ofensiv, inteligjenca e tij i jep lirinë të zbresë në zona që zakonisht i përkasin një numri 6 dhe të ndihmojë në ndërtimin e lojës së ekipit.
Ajo që bie në sy është vetëbesimi i tij kur kthehet pas për të mbështetur skuadrën; ai nuk heziton, përkundrazi kërkon topin për ta çuar lojën përpara.
Mund të shihet qartë se ku është shënuar me të kuqe linja e presingut sulmues të kundërshtarit dhe se si ai pozicionohet përpara saj, duke kërkuar hapësirat në mes.
Kjo tregon jo vetëm se Kompany beson në aftësitë e tij teknike për ta marrë këtë rol, por gjithashtu vë në pah qetësinë dhe inteligjencën e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




