Bota

Shpërthime në Transnistri në kufi me Ukrainën. Moska: SHBA po merr pjesë në luftë

Gazeta Si – Katër shpërthime goditën një zonë pranë fshatit Varancau, në Transnistria në orët e para së shtunës,

Lajmi u raportua nga Ministria e Brendshme e rajonit separatist pro-rus të Moldavisë në kufirin me Ukrainën, sipas agjencisë Interfax.

Ministria raportoi për dronë të supozuar që goditën zonën afër kufirit me Ukrainën katër herë, duke krijuar kratere në tokë, por pa lënduar askënd.

Muajin e kaluar, granata u hodhën në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit të kryeqytetit të vetëshpallur të Transnistrisë, Tiraspol.

Përveç kësaj, u shkatërruan direkët e transmetimit të radios ruse dhe u godit një njësi ushtarake pranë Tiraspolit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po “marrin pjesë në luftën në Ukrainë”.

Kështu deklaroi presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin në kanalin e tij Telegram.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për furnizim me armë dhe pajisje, – saktëson ai, – Uashingtoni koordinon dhe zhvillon operacionet ushtarake për llogari të regjimit nazist në Kiev, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në armiqësitë kundër vendit tonë”.

Referenca e Volodinit ka të bëjë me informacionin e inteligjencës amerikane që u është transmetuar ukrainasve për të goditur luftanijet ruse, për të cilat mediat amerikane kanë shkruar ditët e fundit.

Volodin theksoi se “për krimet e kryera në Ukrainë nga regjimi nazist në Kiev, edhe lidershipi amerikan duhet të mbajë përgjegjësi, duke iu shtuar kështu listës së kriminelëve të luftës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë