Ka ndodhur

Shpërthime me tritol në Elbasan dhe Tiranë, dëmtohet një banesë dhe makina e mjekes

Gazeta Si – Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan dhe Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në lagjen “Partizani” në Elbasan, në katin e parë të një banese në pronësi të Arbër Pepa, që përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës.

Policia bën të ditur se në kohën e shpërthimit nuk ka pasur njerëz në banesë, teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Konkretisht lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

Shpërthimi në Elbasan

Ngjarje e inskenuar?

Një nga pistat që po heton policia, është inskenimi i ngjarjes nga vetë pronarët e banesës dhe një i afërm i tyre, për arsye ende për t’u konfirmuar.

Burime paraprake bëjnë me dije se tritoli i vendosur është organizuar nga vetë pronari i banesës Arbër Pepa, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, kanë vendosur lëndën me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.

Arbër Pepa dyshohet se ka kaluar kufirin për në Greqi pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Në atë moment nipi besohet se ka vendosur tritolin, duke inskenuar një ngjarje kriminale.

Makina e mjekes në Tiranë

Makina e mjekes në Tiranë

Ndërkohë në Tiranë, në rrugën “Pjetër Budi”, i është vendosur lëndë plasëse në automjet një gruaje me iniciale M.K., e cila punon si mjeke në një spital privat pranë qytetit “Studenti”.

Siç raporton policia, ka pasur vetëm dëme materiale, pasi tritoli ishte vendosur në gomën ishte vendosur në gomën e parë të mjetit. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa janë thyer të gjitha xhamat e pallatit pranë spitalit privat.

“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë