Ka ndodhur

Shpërthim tritoli në Bllok në një zyrë noterie (foto)

Gazeta Si – Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pranë zonës së ish-bllokut në Tiranë rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte.

Policia e Tiranës thotë se një sasi tritoli ishte vendosur në pragun e derës së një zyre noterie të Esmeralda Dautit. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dauti, pronarja e noterisë, ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka konflikte të mëparshme. Megjithatë, ajo e ka lidhur vendosjen e eksplozivit me profesionin e saj, duke thënë se dyshon se është sulmuar për këtë arsye. Sipas policisë, është vendosur një sasi 50-100 gram tritol me fitil.

Përveç zyrës së noterisë, janë dëmtuar edhe dy biznese ngjitur, si dhe një automjet i parkuar aty pranë, të cilit i është thyer xhami i përparmë.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka nisur hetimet dhe do të hapë kamerat e sigurisë për të parë si është vendosur lënda eksplozive për të identifikuar autorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë