Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e të dielës 7 nëntor në kryeqytet në qqepenin e një servisi celularësh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj.” Dyqani është në pronësi të shtetasit E.D., dhe policia thotë se ka vetëm dëme të vogla materiale.
Bëhet fjalë për rastin e tretë brenda një jave që shpërthimet me tritol në formë kërcënuese ndodhin në vend. Para disa ditësh, një shtetasi në Fushë Krujë i vendosën lëndë plasëse në derën e shtëpisë, ku pati vetëm dëme materiale, ndërsa të shtunën në mbrëmje, makina e një notereje shpërtheu teksa ishte e parkuar në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




