Një shpërthim me tritol ka ndodhur në mesnatë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës pak pas mesnatës së të premtes. Lënda plasëse ishte vendosur te porta e rrethimit të jashtëm të banesës në pronësi të shtetasit me iniciale E.H.
Si pasojë e shpërthimit me eksploziv është dëmtuar porta e rrethimit të banesës. Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:56 dhe nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Duket se më shumë si një mesazh kërcënues ndaj të zotit të shtëpisë, të cilin policia e ka marrë në pyetje për ndonjë konflikt të mundshëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




