Gazeta Si – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm një qendër trajnimi të Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelesit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave, sipas raportimeve paraprake.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30 me orën lokale (15:30 BST), ndërsa shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe vendi i ngjarjes është rrethuar nga forcat e sigurisë.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka konfirmuar përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter) se agjentët federalë dhe ekipet e FBI-së janë të pranishëm në vendngjarje dhe po ofrojnë mbështetje të plotë për autoritetet lokale.
“Agjentët tanë federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë. Ju lutemi lutuni për familjet e zëvendësve të sherifit të vrarë”, shkruan Bondi.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se ka komunikuar me Prokurorin e SHBA-së për Kaliforninë dhe me Sherifin e Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, për të koordinuar reagimin institucional ndaj ngjarjes së rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




