Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në një dyqan në Fushë-Krujë, pronari i përfshirë në një rast dhune në 2022

Gazeta Si – Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në Fushë-Krujë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në një biznes rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”.

Dyqani në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka, përdorej për përpunim dhe shitje mishi. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin/rët.

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.”, njofton policia.

Donald Luka rezulton i njohur për policinë pasi në mars të vitit 2022 është akuzuar se së bashku me të vëllain, rrahën kuzhinierin Indrit Çela në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin Fushë-Krujë-Rinas.

Asokohe Çela udhëtonte me makinën personale, kur dy persona i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta.

Sipas pamjeve të publikuara në kohën kur ndodhi ngjarja, shefi i kuzhinës u raportua se ishte qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën.

Dy ditë pas ngjarjes në media gjithashtu u raportua se Ernest Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin Indrit Çela, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre.

Në dëshminë e tij përballë grupit hetimor, Luka u shpreh atëherë se në momentin që kanë parë Indritin në mjet, iu afruan dhe e bllokuan e më pas e dhunuan.

Në atë kohë, u arrestua edhe babai i tyre Llesh Luka, pasi pas një kontrolli në banesën e tyre policia gjeti të instaluar një shtëpi bari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë