Ka ndodhur

Durrës, vrau me thikë fqinjin pas sherrit për parkimin, shpërthim tritoli në banesën e Ilir Koçiljas. Policia: Në banesë nuk jetonte njeri

Një shpërthim lëndë eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit.

Lënda plasëse është vendosur në banesën e Ilir Koçiljas, 35 vjeçarit i cili në 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin.

Në njoftimin e policisë thuhet se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale" thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë