Gazeta Si – Dy shpërthime janë shënuar sot në qarkun e Tiranës. Policia raporton se në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht, në afërsi të banesës së A. A., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Nga ky shpërthim nuk ka pasur dëmtime. Ndërkohë nuk dihet ende se kush mund të jetë autori i këtij krimi.
Po ashtu në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Edhe për këtë ngjarja policia nuk ka ende një autor.
Policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave për të dyja ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




